Politike

VD-“Hajdute kokë e këmbë, Bardhi shpërthen ndaj Felajt

24 Nëntor 2021, 15:59 Nga DOSJA
VD-“Hajdute kokë e këmbë, Bardhi shpërthen ndaj Felajt

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka konsideruar hajdute socialisten Ermonela Felaj. E pranishme në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, Felaj ndërhyri kur Bardhi po i kërkonte llogari kreut të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit  të Organizuar (SPAK), Arben Kraja.

Në momentin që Felaj tha se Bardhi po kërkonte të dhëna që s’i jepeshin dot, demokrati i kërkoi të mos ndërhynte pasi nuk ishte ‘patronazhistja’ e Krajës. Më tej, Bardhi e quajti hajdute Felajn.


Pjesë nga debati: 

Ermonela Felaj: Kërkoni të dhëna sasiore.

Enkelejda Alibeja: Këto diskutime janë të rëndësi.

Gazment Bardhi: Ermal Pishtari është patronazhisti i zotit Kraja, nuk jeni juve, Ju jeni Ermonela.

Ermonela Felaj: Sado që ti mund të jesh subjekt i veprës penale.

Gazment Bardhi: Po lere veprën penale. Ti je hajdute kokë e këmbë, vjen këtu, na tregon ne rregulloren. Po na le rehat. Na ndërhyn këtu. S’keni nevojë të ndërhyni.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ermonela felaj gazment bardhi këshilli për legjislacionin 24 nentor 2021 ermonela felaj gazment bardhi këshilli për legjislacionin 24 nentor 2021

Sondazh

Poll