Politike

Anëtar i Aviacionit Civil, Etjen Xhafaj zvendësohet nga Genc Resuli

24 Nëntor 2021, 17:53 Nga DOSJA
Anëtar i Aviacionit Civil, Etjen Xhafaj zvendësohet nga Genc Resuli

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e  sotme që anëtari i këshillit drejtues të Aviacionit Civil, Etjen Xhafaj të zvendësohet nga Genc Resuli. Ky vendim është marrë me propozim të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Njoftimi i VKM-së:

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.221, DATË 12.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 1, të vendimit nr.221, datë 12.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, z. Etjen Xhafaj, anëtar, zëvendësohet me z. Genc Resuli.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belinda balluku etjen xhafaj genc resuli vkm belinda balluku etjen xhafaj genc resuli vkm

Sondazh

Poll