Politike

Marrëveshja me Kosovën, del VKM-ja për njohjen e Sigurimeve Shoqërore

24 Nëntor 2021, 18:17 Nga DOSJA
Marrëveshja me Kosovën, del VKM-ja për njohjen e Sigurimeve

TIRANË- Vendimi i Këshillit të Ministrave për marrëveshjen e nënshkruar me Kosovëm për njohjen e Sigurimeve Shoqërore ka dalë. Ky vendim është prezantuar nga Ministrja e Financave dhe Ekonimisë, Belinda Balluku.

Njoftimi i VKM-së:

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR SIGURIMET SHOQËRORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për sigurimet shoqërore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

LAJMI KRYESOR: VKM: 2 marrëveshje me Kosovën, leje pune dhe njohje të sigurimeve shoqërore!

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belinda balluku vkm 24 nentor 2021 belinda balluku vkm 24 nentor 2021

Sondazh

Poll