LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Open Balkan’ në Beograd, Rama kërkon OK nga BE e SHBA, Escobar: Duhen 6 vende

24 Nëntor 2021, 07:06 Nga DOSJA
‘Open Balkan’ në Beograd, Rama kërkon OK nga BE e SHBA,

SERBI– Ditën e sotme është mbajtur konferenca e radhës e “Open Balkan”. Mbledhja është zhvilluar në parlamentin Serb në Beograd, ku ka marrë pjesë edhe i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak. Kryeministri Edi Rama, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov do t’i bashkohen konferencës online. Liderët e Ballkanit janë shprehur se kjo nismë synon stabilitetin, bashkëpunimin dhe prosperitetin në rajon.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kushtëzuar bashkimin e të gjashta vendeve të Ballkanit Perëndimor në “Open Balkan”. Ka qenë i dërguari i SHBA-ve, Gabriel Escobar i cili është shprehur se kjo nismë nuk do të ketë sukses nëse nuk bashkohen të gjitha vendet por mbeten vetëm tre që janë aktualisht. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka replikuar pas Ecobar dhe është shprehur se Shqipëria nuk mund të detyrojë askënd që të marrin pjesë të gjashta vendet në Open Balkan. Kryeministri Rama ka shtuar se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të presin më për premtimet e BE-së në lidhje me çeljen e negociatave, por nuk është bërë asgjë. Ai është shprehur më tej se vendi ynë nuk do të jetë vitin e ardhshëm në BE e për këtë arsye ka këruar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa ta njihnin këtë nismë.

Replikave për “Open Balkan” u është përgjigjur edhe Presidenti Ilir Meta nga Prishtina. Në Prishtinë, ai mbajti një ligjëratë me temë “Shqiptarët, si faktor stabiliteti në Ballkan”, dhe gjatë fjalës së tij komentoi edhe nismën për “Open Ballkan”. Kreu i shtetit Meta tha se kishte edhe dy rezerva për këtë proces, teksa u shpreh se bashkimi nuk duhet të bëhet përmes politikave përjashtuese. Sipas Metës, mohimi i gjenocidit, që i ka ende plagët dhe kujtimet e freskëta në këtë rajon, nuk mund të bashkëjetojë njëkohësisht me aspiratat europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve tona. 

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey ka thënë se “Open Balkan” është kyç për Serbinë dhe rajonin. Nga Beogradi, ai theksoi se “Open Balkan” duhet të jetë komplementar me Procesin e Berlinit.

Samiti i radhës për “Open Balkan” do të mbahet në Tiranë, në muajin dhjetor. Takimi do të jetë i rëndësishëm pasi do të bëhen bilancet e arritjeve të deritanishme dhe do të nënshkruhet edhe memorandumi i lejeve të punës.

ZHILLIMET ORË PAS ORE:

Meta nga Kosova: Nuk mund tu besohet qëllimeve të ‘Ballkanit të Hapur’

Rama: Vitin tjetër s’jemi në BE, na jepni OK për Open Balkan

“S’mund të presim më BE-në”, Rama: Kemi vendosur për ‘Balkanin e Hapur’

Meta për “Open Ballkan”: Bashkimi s’ofrohet përmes politikës përjashtuese

Rama: S’i bindim dot të tjerët të na bashkohen te “Open Ballkan”

Escobar: Open Balkan s’ka sukses pa të gjashta vendet e BP

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama gabriel escobar open balkan edi rama gabriel escobar open balkan

Sondazh

Poll
Aktualitet 24 Nëntor 2021, 18:59

FOTO/ Aksident në Astir, lëndohet një person

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në lagjen Astir në Tiranë. Mësohet se nga aksidenti 1 person është i lënduar.Ende nuk dihet se cili është ...

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Shpërthim tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut, dëme të shumta materiale

Përmbytet Lezha për 5 minuta

'Acarohet' Felaj, gafa e drejtueses së Kuvendit: Vari lesht

Rikthimi i Bashës në krye të PD, Berisha: Vegël në duar të Ramës

Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj Rama kundër maxhorancës….

Rama-Dash Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi…

Sula: Çfarë kemi bërë të na rritet rroga? Turp më të madh ska

Tabaku: Punon shqiptari dhe pasurohet oligarku

Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat, banorët: Pamë çorapen dhe….

Lëvizja Bashkë i pret rrugen Ahmetajt ne protesten para Kuvendit

Rritja e pagave të deputetëve e ministrave,Qorri:Rroga e tyre 39 herë më e madhe se e pensionistit

Zgjedhjet vendore, Rama takim me Glover

'Zoti kryetar'/Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Përfundon mbledhja e PD-së/ Do e pranojë drejtimin e partisë? Tabaku: Të mos përsëriten gabimet...

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

PD pa kryetar, Xhaferaj dhe Korreshi me një mendim: Nuk duhet të kandidojë as Berisha dhe as Basha

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë

Berisha: Rama bleu votat, per te 'Fajin e ka Saliu'

Marrëveshja me Britaninë për të burgosurit, Manja jep detaje: Është 2-vjeçare, por mund të rinovohet

Momenti ku Habib Rexha është larguar me vrap pasi ekzekutoi me armë zjarri Arjan Gosën.

Korreshi: Ore a ju marrin këta të dysheqeve? Se iu hap barku atyre per ne.

Berisha: PD nuk do e mbronte votën me armë apo dhunë! Kjo ishte detyra jonë kryesore

Humbja më e thellë në histori ndaj Veliajt/ Këlliçi: Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët

Braçe kritika për ligjin e qeverisë për rritjen e pagave. Shqetësuese paga titullarit dhe punonjësit

Deputetët replikojnë për pagat /Spaho: Mos u tallni me njerëzit, në Albcontrol trajtohen me xhakuzi

Rritja e pagave, Shehaj: Rrisim pagat për popullin, jo për vete. Turp. S'duhet të përjashtohemi

PËRGJAKET VENDI I SHENJTË! Dhunohet rojet e Kishës së Laçit, u përplasën me shitësit ambulantë

Kallzimet për 14 Majin, Flamur Noka thirret në SPAK

Rama falenderon dibranët me dajre

Rritja e pagave, Rama: Miratohet këtë të enjte. Në rrogën e Majit, merrni dhe shtesën e Prillit

"Belinda është si lepur" Rama çon burrat e Bulqizës në këmbë.

Rama MESAZH atyre që s'votuan: Se ngarkuat traditën e djathtë me turpin e votës për “Like floririn”

Arrest me burg për Fredi Belerin

Komisioni i Ekonomisë, debat mes Shalsit dhe Spahos: Injorojeni, ti do degjenerohesh.

Balla kërkesë opozitës: Të miratojmë ndryshimet në ligjin e reformës në drejtësi

Padi elektorale? Veliaj nuk paraqitet për të tretën herë në gjyqin me gazetarin Bledian Koka

Berisha: Bandat e urdhëruara nga Rama ndryshuan rezultatet e zgjedhjeve

Shkrumbohet mjeti në Bypass-in e Rrugës së Arbrit