Politike

“S’mund të presim më BE-në”, Rama: Kemi vendosur për ‘Balkanin e Hapur’

24 Nëntor 2021, 15:35 Nga DOSJA
“S’mund të presim më BE-në”, Rama: Kemi

SERBI – Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të presin më për premtimet e BE-së në lidhje me çeljen e negociatave. Në mbledhjen e “Ballkanit të Hapur” në parlamentin e Serbisë, Rama deklaroi online se iniciativa “Ballkani i hapur” është pritur prej kohësh nga vendet pjesëmarrëse dhe kjo garanton zhvillim më të shpejtë ekonomik.

“Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur për nismën  ‘Open Balkan’, s’mund të presim më BE-në. Smund të presim më premtime nga BE. Ekonomitë e rajonit e kanë pritur prej kohësh këtë iniciativë, kjo do të mundësojë një zhvillim më të shpejtë ekonomik”, u shpreh kryeministri.

Në këtë mbledhje marrin pjesë përfaqësuesi i SHBA-së në Ballkan Gabriel Eskobar, i dërguari i BE-së për Ballkanin Miroslav Lajçak dhe zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov.

Takimi i radhës do të mbahet në Tiranë muajin e ardhshëm.

LAJMI KRYESOR:Open Balkan’ sot në Beograd, kryeministri Rama i pranishëm online

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama open balkan edi rama open balkan

Sondazh

Poll