Politike

Zien debati për mandatet, Lefter Maliqi: Do vendos për të mirën e banorëve të Beratit

19 Shkurt 2019, 11:40 Nga DOSJA
Zien debati për mandatet, Lefter Maliqi: Do vendos për të

TIRANË- Në një kohë kur debati publik dhe ai politik është fokusuar tek djegia e mandateve të opozitës dhe hapja e vendeve bosh për të tjerë emra në parlament, ka reaguar edhe Lefter Maliqi.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike gjatë kohës së qeverisë Berisha, është një nga emrat e përfolur në media se do të pranojë postin e deputetit me djegien e mandateve nga opozitave.

Në një prononcim për Gsh.al, Maliqi ka thënë se është duke ndjekur vijimësinë e ngjarjeve, dhe se vendimi do të jetë gjithmonë për të mirën e banorëve të Beratit, duke lenë kështu të hapur mundësinë për t’u futur në parlament.

Reagimi i Lefter Maliqit:

Kam qenë deputet i PD 2009 -2013 dhe i dhashë PD mandatin e 70 pasi përherë të parë PD në qarkun Berat mori 3 mandate dhe mandati i 3 i dha pushtetin, e cila bashkëqeverisi me LSI. Në 2013 fitova i dyti i Partisë Demorkatike, pasi ktheva të majtët në të djathtë, sidomos në dy ish-komunat Otllak e Lumas ku dhe kam qenë kryetar komune dhe në 2013 isha përsëri i 3, më pas 4 vjet në opozitë. Lulzim Basha më pengoi të konkuroja për kryetar të degës në Berat dhe drejtor i departamentit të rendit duke më hequr emrin nga lista. Kam qenë antar Këshillit Kombëtar të PD, ku dhe z.Basha më premtoi për kryetar bashkie në Berat në 2015 dhe gënjeu, pasi vuri kandidat nga PR. Më pas Basha më orientoi se do isha i pari në listën e Beratit dhe prapë gënjeu duke më vënë të tretin. Pas debatit që kisha me zotin Basha për këto pakënaqësi, kalova në krah të Ramës. Edhe elektorati i djathë ishte i zhgënjyer nga Partia Demokratike. Partisë Socialiste i kam dhënë 5 mijë vota nga PD drejt PS, duke e nxjerrë PD vetëm me një mandat dhe forcë të tretë. Tani detyra ime është zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve për 13 muaj me përgjegjësi e korrektësi. Sa i përket mandatit të deputetit do të marr vendimin e duhur në kohën e duhur. Kjo është përgjigja ime para çdo eksponenti politik dhe mediave. Po ndjek situatën dhe çdo vendim e marr vetëm në interes të banorëve. Aktualisht vazhdoj me përkushtim në bazë të ligjit detytën e zëvendës Drejtorit të Burgjeve.

Reagimi i Maliqit vjen pas vendimit të Partisë Demokratike dhe aleatëve për të djegur mandatet, duke hapur kështu, vende bosh në Parlament. 

Dy ditë më parë, kryedemokrati Lulzim Basha bëri me dije se PD do të djegë mandatet, vendim që u mbështet edhe nga grupi parlamentar i demokratëve, si edhe aleatët, LSI, PR e LZHK. (Lexo ketu). Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është shfaqur i palëkundur dhe ka thënë se nuk mendon të japë dorëheqjen. (Lexo ketu).

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lefter maliqi qeveria socialiste djegia e mandateve te opozites lefter maliqi qeveria socialiste

Sondazh

Poll