Politike

VD-Komisioni i Ekonomisë, Ibrahimi: Dyshohet se qumështi pluhur përdoret si natyral

22 Nëntor 2021, 16:31 Nga DOSJA
VD-Komisioni i Ekonomisë, Ibrahimi: Dyshohet se qumështi pluhur

TIRANË- Përdorimi i qumështit pluhur si dhe përzjerja e këtij qumështi me qumështin natyral ka hapur debat në Komisionin e Ekonomisë. Gjatë mbledhjes së sotme, deputetët e opozitës, kanë kërkuar sqarime në lidhje me përjashtimin e fabrikave që deklarojnë se përdorin qumësht pluhur, pasi nuk ka kush ta paguaj taksën.

Ndërkohë që Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi ka kërkuar që të bëhet një hetim, ndaj importuesve të pumështit pluhur si dhe të vajit të palmës. Ndërsa Ministrja e Financave Delina Ibrahimi ka thënë se janë përjashtuar vetëm fabrikat që e kanë në etiketë, jo të gjitha fabrikat. Një tjetër pikë e diskutimeve të sotme është edhe përdorimi i vajit të palmës të kosi, shqetësim, të cilin e ngritimi deputeti Erion Braçe.


Debati:

Spaho: Kë do tatoni ju ato të baxhove, sepse ju i keni përjashtuar të gjitha fabrikat?

Braçe: Taksoni ndërtesat në zonat rezidenciale dhe në bregdet!

Ibrahimaj: Do jenë pjesë e ligjit të ri për taksimin e pasurive. Ne kemi vënë re që në vitet e fundit është rritur importi i qumështit pluhur, për të cilin dyshojmë që është përdorur në prodhimin e qumështit në vend dhe duam të limitojmë përdorimin e qumështit pluhur të pareklamuar. Nëse prodhuesi e ka të vendosur që në produktin e tij përdor qumështi pluhur është në rregull.

Braçe: Sot qumështi pluhur është shumë i shtrenjtë me 8 kg lëng. Çmimi i një litri nga ky i përzieri shkon 75 lekë për litër, kur çmimi i fermerit është 45 lekë hiq firot, ky çmimi bie akoma më poshtë. Asnjë fabrikë interes të përdori qumështin pluhur… a jemi live?? …Po kursehem ta them ça përdorim meqë jemi live. Ajo që po importohet është hirra e qumështit pluhur, që është e lirë dhe përdoret. Prandaj thuhet që tundeni qumështin kur e pini, sepse është me qumësht pluhur. Mos përjashtoni fabrikat, sepse fabrikat e përdorin dhe nuk e deklarojnë. A e dini që prodhohet kos me vaj palme? 200-300 ton i kanë kapur një fabrike brenda, ku është taksa për vajin e palmës.

Shalsi: Kam një merak mbi rëndësinë e të dhënave sidomos mbi sistemin e gjurmueshmërisë. Ky vaji i palmës që është bërë problematik, kush janë importuesit, nga e marrin, ku e përdorin. Ku shitet qumështi pluhur, nga dogana tek fundori. Duhet të investojmë mbi gjurmueshmërinë. Të dhënat duhet të dalin në kohë reale, do e vijon betejën për sistemet e gjurmueshmërisë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike delina ibrahimi eduard shalsi erion brace komisioni i ekonomise delina ibrahimi eduard shalsi erion brace komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll