Politike

Debate në Komisionin e Ekonomisë. Tabaku: Po përjashtoni 95% të bizneseve

22 Nëntor 2021, 12:44 Nga DOSJA
Debate në Komisionin e Ekonomisë. Tabaku: Po përjashtoni 95%

TIRANË- Debate në Komisionin e Ekonomisë. Tabaku: Po përjashtoni 95% të bizneseve duke i dhënë mundësi 5% për të përfituar nga përjashtimet. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë Nënkryetarja e PD, Tabaku, u shpreh se qeveria përmes paketës fiskale po ua bën jetën e vështirë bujqëve dhe po privilegjon bizneset e oligarkisë. Ajo vuri në dukje se në paketën fiskale përcaktohet ndër të tjera se hiqen përjashtimet për bizneset që importojnë 50 mln lekë duke e vendosur kufirin e përjashtimit në 500 mln lekë.

Tabaku e ftoi ministren që të përgjigjej se sa biznese do të përfitonin nga përjashtimet nga importet prej 500 mln lekë. Ministrja Ibrahimaj nuk u përgjigj me numra se sa biznese do të përfitojnë nga këto përjashtime.

“Nuk kemi një shifër për këtë përjashtim,”-tha ministrja.

Ndërkohë që Tabaku shprehu shqetësimin se këto ndryshime janë në kurriz të 95% të bizneseve dhe favorizojnë sërishmi 5% të bizneseve. Demokratja evidentoi se sërishmi këto ligje bëhen për të ashtuquajturit “investitorë strategjikë” që janë të njëjtët persona që bëjnë ligje me porosi.

LAJMI KRYESOR: ‘Ekonomia’/ Kërkohet ulja e taksës së karburantit për jahtet, Braçe debaton

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni i ekonomise 22 nentor 2021 jorida tabaku komisioni i ekonomise 22 nentor 2021

Sondazh

Poll