Politike

A ka mundësi bashkimi me Berishën? Basha: E përcaktoi ai fundin e kësaj rruge

22 Nëntor 2021, 15:04 Nga DOSJA
A ka mundësi bashkimi me Berishën? Basha: E përcaktoi ai fundin e

TIRANË– Lulzim Basha nuk është penduar që e ka pezulluar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Madje është i bindur se ka qenë vetë Berisha ai që e vulosur fundin e bashkëpunimit mes tyre. Në një intervistë për TVKlan, i pyetur nëse pendohet për vendimin e marrë në momentin që sheh sallat që Berisha i mbush plot, kreu i Partisë Demokratike thotë se lëvizja e Berishës është kthyer në një turr linçimi të çdokujt që mendon ndryshe nga Sali Berisha, të çdokujt që mbron interesat e demokratëve përballë interesave personale të Sali Berishës.

Pjesë nga intervista: 

Pyetje: Duke parë sallat plot tek Zoti Berisha, jeni penduar ju zoti Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar dhe në këto zhvillime që kanë ndodhur ditët e fundit a ekziston mundësia e një bashkimi?

Lulzim Basha: Për fat të keq Sali Berisha ka hedhur në erë çdo urë të mundshme të afrimit me demokratët. Sallat pa diskutim kanë pasur në fillesat e tyre njerëz të etur për të dëgjuar, por këtë etje për të dëgjuar askush nuk e ka abuzuar më shumë sesa Sali Berisha. Mund ta kishte kthyer këtë me të vërtet në një turrë dëgjesash dhe lamtumire siç premtoi, duke marrë vendimin që premtoi, mos përfshirjen e Partisë Demokratike dhe të demokratëve në betejën që ai ka nisur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas shpalljes non grata. Në fakt e ktheu në një turr linçimi të çdokujt që mendon ndryshe nga Sali Berisha, të çdokujt që mbron interesat e demokratëve përballë interesave personale të Sali Berishës. Dhe këtu për fat të keq është ai që ka përcaktuar rrugën dhe fundin e kësaj rruge. Partia Demokratike do të ecë përpara. 18 dhjetori është shprehja e vullnetit të demokratëve për të ecur përpara sepse beteja jonë nuk është me të kaluarën, beteja jonë nuk është për hallet dhe problemet personale të Sali Berishës. Beteja jonë bëhet në emër të sakrificës të të gjithë demokratëve dhe bëhet për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Bëhet përballë kundërshtarit të vetëm që kanë demokratët, që sot janë të papunë, pa bukë, që falë sakrificave të tyre u përballën në mënyrë më të mahnitshme me masakrën zgjedhore të 25 Prillit dhe nuk munden më as një grusht pushtetarësh, ish-pushtetarësh, të majmur dhe të korruptuar që vijnë si grenxa rreth takimeve dhe gjuhës linçuese të Sali Berishës dhe as për Sali Berishën.

Ç’po ndodh në PD?

“Lufta” mes dy palëve ka nisur pas deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi lidhur me ndarjen e mandateve gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Dje tha se Partia Demokratike është angazhuar plotësisht, duke theksuar se LSI-së i ishin ofruar 15 mandate të sigurta vetëm për listën e përbashkët, por shtoi se ishte refuzuar me pretendimin se do fitonin të vetë 34 mandate. Kundërshtimi i parë për këtë deklaratë erdhi nga Petrit Vasili, i cili mohoi bisedën. Më pas edhe kryetarja Monika Kryemadhi bëri të njëjtën gjë.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll