Politike

VD-Paketa fiskale/ Braçe përplaset me ministren Ibrahimaj:S’rriten tatimet me çmimet

22 Nëntor 2021, 12:03 Nga DOSJA
VD-Paketa fiskale/ Braçe përplaset me ministren

TIRANË- Debate tek Komisioni i Ekonomisë dhe Financave lidhur me diskutimet për projekligjin “Për Buxhetin e vitit 2022”. Ishte neni 1 i projektligjit për TVSH e inputeve bujqësore, ka përplasur ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delinda Ibrahimaj me deputetin socialist, Erion Braçe. Në fjalën e tij, Braçe tha se taksat dhe tatimet nuk mund të rriteshin në kohë krize, duke kërkuar kërkuar rishikimin e paketës fiskale.


DEBATI NË KOMISION: 

Erion Braçe: Në nenin 1 të pr ligjit që ka sjellë qeveria bën ndryshime në neni 49, shkallët e reduktuara, dua të di pse keni shkuar drejtpërdrejt tek një favor bërë bujqësisë pra heqjen e përjashtimit dhe vendosjen e një shkalle të re tatimi mbi vlerën e shtuar për inputet buqëjsore plehra pesticide, dhe s’jeni marrë me të tjera favore që janë në këtë nen e që kushtojnë shumë më tepër para se sa këto paratë që kanë dëmtuar ekuilibrin fiskal përmes inputeve bujqësore?

Ministrja Delinda Ibrahimaj: Ne gjatë këtij viti kemi pasur një tjetër mision të FMN që ende s’është përmbyllur, parë në këndvështrimin e pandemisë dhe krizës që kaluam. Rekomandimet e FMN janë me vite dhe sapo të finalizohet drafti i rekomandimeve të tyre ne do nisim një proces konsultimi për hartimin e strategjisë afatmesme të të ardhurave që do konsultohet me gjithë palët e interesit, sa i përket pyetjes pse bujqësia …

Erion Braçe: Pra propozimet e FMN janë me vite thoni ju, dua të di FMN ka propozuar që në vitin e parë të reformës së heqjes së favoreve dhe përjashtimeve e para që duhet goditur është TVSH e inputeve bujqësore? FMN e ka bërë këtë propozim për këtë vit?

Ministrja Delinda Ibrahimaj: Thashë që propozimet kanë qenë të vitit 2019, raporti final s’ka ardhur ende.

Erion Braçe: Pra mos themi FMN

Ministrja Delinda Ibrahimaj: Po patjetër që është FMN

Erion Braçe: Po e theksoj edhe njëherë se do na vijë kostoja e punës së bujkut. Nuk rriten tatimet dhe taksat kur rriten çmimet. Nuk ka vend në Europë, nëse ma gjeni që po diskton paketë fiskale me taska të rritura, ok tërhiqem unë kërkoj shumë ndjesë. Po sërish tek radha e favoreve, kemi rënë dakord që të hiqen të gjitha. Me tatime e taksa, me normë e procedurë. Thënë këtë, kam shkëputur vetëm një. TVSH 6% për të gjithë furnizimet për hotelet me 5 yje. Pse? Sepse këtij segmenti i kemi bërë një favor. i kemi thënë të drejtën të marrë licensën për kazino dhe lojra fati.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike delina ibrahimaj erion brace komisioni i ekonomise 22 nentor 2021 delina ibrahimaj erion brace komisioni i ekonomise 22 nentor 2021

Sondazh

Poll