Politike

VD-“Sallatë ruse vaksinash”, Shehu-Tominit: Doza e tretë SINOVAC? S’e prisja nga ju!

22 Nëntor 2021, 11:07 Nga DOSJA
VD-“Sallatë ruse vaksinash”, Shehu-Tominit: Doza e tretë

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu pati kritika ndaj zv/ministres së Shëndetësisë Eugena Tominit rreth vazhdimit të vaksinimit. Në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë, Shehu u shpreh se shteti shqiptar duhet të ndjekë axhendën e BE-së për vaksinimin dhe jo të OBSH-së, kjo e fundit vlet për vendet e Azisë dhe Afrikës.

Ai mori si shembull për t’u ndjekur Kosovën për mënyrën e përballimit ndaj përhapjes së koronavirusit. Pavendosmërinë për llojet e vaksinave që duhet të përdoren, Shehu i quajti “sallatë ruse vaksinash”.


Më pas, ai e konsideroi papërgjegjshmëri përdorimin e vaksinës “SINOVAC” si dozë të tretë, pasi nuk rekomandohet.

TRITAN SHEHU: 
Nuk jam dakord me këto që thatë ju. Nuk duhet të ndjekim axhendën e OBSH-së. Duhet të ndiqni axhendën e Brukselit. OBSH-ja është për Afrikën. Duhet të krahasohemi me vendet europiane. Axhenda jonë është europiane, që thotë se brenda vitit duhet të arrihet 90% e vaksinimit të popullsisë me dy doza. Këtu duhet të synojmë ne. As me të OBSH-së nuk jeni. Mesatarja e botës është 49%. Ju e dhatë 30%, po jua jap 40% e ca. Jemi nën mesataren botërore të Azisë, etj. Targetin e keni të gabuar. Pse është më mirë se ne Kosova në infektim, vdekshmëri? Pse nuk përdor vaksinë të pamiratuar nga EMA? Nuk e besoj se është më e fuqishme se ne. Ne kemi bërë sallatë ruse vaksinash. Jemi futur në një konfuzion total me këto vaksina. Nuk ka po pati kështu ose ashtu. Ka protokole. Nuk ka po pati, po s’pati.

SINOVAC duhet të hiqet nga qarkullimi. Hungaria bëri gabimin e parë. BE-ja sia ka dhënë dritën jeshile. Vendimi nuk u dha.

Doza e tretë SINOVAC është papërgjegjshmëria më e madhe në botë, nuk do ta merrja kurrë një sugjerim. Doza e tretë ruse dhe kineze të bëhen me Pfizer se kombinohen dhe nga ana teknologjike, e sugjerojnë dhe amerikanët. Jo të vazhdojmë me dozën e trëtë SINOVAC nuk e prisja nga ju sot, ua them kështu rrumbullak, është papërgjegjshmëri totale.

LAJMI KRYESOR: Shëndetësia/ Axhendë për vaksinimin e studentëve, Shehu kritikat Tominit

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike sinovax tritan shehu vaksinimi ne shqiperi sinovax tritan shehu vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll