Politike

Opozita kërkon eancë dëgjimore urgjente me Çuçin e Nanon: Krimi ka guxim

22 Nëntor 2021, 15:55 Nga DOSJA
Opozita kërkon eancë dëgjimore urgjente me Çuçin e

TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar një një seancë dëgjimore urgjente me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ishte nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ferdinand Xhaferraj, i cili riktheu në vëmendje ngjarjen e filmuar në Lezhë ku tre persona të armatosur me kallashnikov kontrollojnë klientët e një bilardoje.

Teksa komentonte këtë ngjarje, Xhaferraj tha se krimi është bërë shumë i guximshëm saqë ndodnjëherë luan edhe rolin e policisë. Opozita firmosi një shkresë me anë të të cilës kërkoi që Nano e Çuçi të paraqiten më 29 nëntor në komision.

“Ramë dakord që nisur nga situata shumë e rëndë e krimit në vend, ku policia është kthyer në agjenci funerale që vetëm bën bilancin dhe mbledh viktimat, të thërrisnim këtu ministrin e Brendshëm dhe kreun e Policisë së Shtetit. Nga ajo ditë që folëm ne, ndodhi një tjetër rast i rëndë në Lezhë, ku kriminelët, sikur të ishin forca speciale, futen në bilardo dhe bëjnë kontrolle. Këtu duhet të vijnë ata të dy për të diskutuar për situatën shumë të rendë të kriminalitetit në vend,”- tha Xhaferraj.

LAJM KRYESOR: Shqipëria kamp për emigrantët nga Britania? ‘Siguria’, zv. ministri: S’ka gjë të re

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ferdinand xhaferraj komisioni i sigurise 22 nentor 2021 ferdinand xhaferraj komisioni i sigurise 22 nentor 2021

Sondazh

Poll