Politike

Roli në zgjedhje?Presidenti dhe Komiteti Teknik perceptohen ‘negativë’ nga qytetarët

22 Nëntor 2021, 14:35 Nga DOSJA

Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes ambasadës britanike në Tiranë gjatë periudhës janar 2021-tetor 2021 realizoi projektin “Monitoring the 2021 Parliamentary Elections in Albania”. Qëllimi kryesor i projektit ishte nxitja e zbatimit më të mirë të standardeve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare 2021, rritja e transparencës dhe adresimi i informacioneve për zgjedhësit dhe rekomandimeve për institucionet përgjegjëse.

Zgjedhjet parlamentare 2021 u zhvilluan mbi bazën e Kodit Zgjedhor, si dhe reflektuan ndryshimet kushtetuese të korrikut 2020, si dhe ndryshimet ligjore pasuese në korrik dhe në tetor 2020. Procesi zgjedhor pati disa risi dhe elementë eksperimentalë si: mënyra e administrimit zgjedhor (krijimi i KQZ nga tri institucione përbërëse, të pavarura nga njëra tjetra), aplikimi i listës së hapur me një prag të lartë votash, aplikimi i votës preferenciale dhe i pragut elektoral 1%, aplikimi i pjesshëm i votimit elektronik, etj.

Për qytetarët rol pozitiv ka pasur KQZ (Komisioneri), media, ambasadorët perëndimorë, qeveria dhe SPAK, për ekspertët dhe shoqërinë civile rol pozitiv kanë pasur ambasadorët perëndimorë, media, KQZ, vetë shoqëria civile dhe misioni ndërkombëtar (ODIHR).

Në lidhje me rolin negativ ose tek të dy kategoritë vlerësimin më minimal e merr komiteti teknik për COVID-19, departamenti i administratës publike dhe Presidenti i Republikës. Tek qytetarët me rol negativ vlerësohet Prokuroria e Përgjithshme dhe KLSH, kurse për ekspertët dhe shoqërinë civile me rol negativ vlerësohen partitë politike dhe vetë qeveria!

Të dhënat shprehin perceptimin publik mbi punën e institucioneve dhe zgjedhjet, dhe si të tilla ato kanë vlerë referuese për imazhin e institucioneve dhe të zgjedhjeve. Shpjegimi? Secila palë vlerëson negativisht përdorimin e komitetit të COVID për qëllime politike dhe elektorale, vlerësimi më negativ që kjo strukturë ka marrë në nivel evropian (ku ka pasur zgjedhje gjatë 2021), si dhe vlerësojnë negativisht përbormin e burimeve shtetërore e financiare (DAP dhe KLSH), apo rolin e Presidentit dhe mungesën e reagimit ligjor nga Prokuroria, ndërkohë që vlerësojnë pozitivisht ambasadorët perëndimore dhe vetë median, për raportimet gjatë fushatës elektorale.

DOKUMENTI

Artikull nga ISP

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike isp zgjedhjet e 25 prillit isp zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll