Politike

VD-DEBATET/ “Fshati s’ekziston më”,Braçe çon në Kuvend librat me vilat e Samir Manes

22 Nëntor 2021, 13:58 Nga DOSJA
VD-DEBATET/ “Fshati s’ekziston më”,Braçe

TIRANË– Deputeti socialist Erion Braçe tha se koncepti si fshat po zhduket në vendin tonë për shkak të komplekseve e vilave që po ndërtohen në zonat periferike. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se fshati natyral nuk ekziston më as në librat e shkollës, referuar lajmit të publikuar nga Dosja.al më 20 tetor. Bëhet fjalë për tekstin e librit të historisë që portretizonte fshatin me rezidencën luksoze në periferi të Tiranës, në pronësi të sipërmarrësit Samir Mane. 


Pjesë nga debatet:

Erion Braçe: Propozoj që të hiqet përjashtimi për furnizimin e ndërtesave apo i pjesëve të një ndërtese, si edhe furnizimi i tokës, në të cilën qëndron ndërtesa, përveç furnizimit të procesit të ndërtimit.

Eduart Shalsi: Faleminderit

Erion Braçe: Ç’a faleminderit ç’a faleminderit, një herë flet ti një herë flet ajo më lini ta mbaroj. Propozoj të hiqet përjashtimi për furnizimin me tokë dhe përjashtimi për shitjen e parë. Përjashtimi të hiqet për ndërtesat rezidenciale jashtë zonave urbane dhe në zonat bregdetare. E bëj këtë propozim për arsye turistike, modeli ynë i turizmit me ndërtesa, që shiten tek individë që e përdorin vetëm një muaj për turizëm po shkatërron turizmin. Nëse duam t’i japim hapësirë, duhet ti kishim dhënë hapësirë strukturave turistike, që përdoren për turizëm jo për tu shitur. T’i vëmë fre historisë që edhe po na zë tokën bregdetare, po zë edhe periferinë e Tiranës por edhe po përhapet masivisht në çdo periferi të çdo qyteti. Po na denatyrojnë edhe fshatin, fshati natyral nuk ekziston më as në librat e shkollës.

Delina Ibrahimaj: Për sa i takon propozimit të Braçes, përgjigja jonë është që ka shumë masa që do jenë pjesë e strategjisë afatmesme. Ne jemi duke punuar për një ligj për tatimin mbi të ardhurat dhe për ligj të ri për taksimin e pasurive ku futet shitblerja e pronave. Nuk duam të bëjmë ndërhyrje të nxituara, kemi vendosur që këto taksa që prekin ndërtimin, të përfshihen në ligjin e ri.

Erion Braçe: Shumë mirë që po e bëni të studiuar pjesën e ndërtimit, më së shumti të ndërtimit të shtrenjtë që e shet vilën 1 milionë euro. Pse nuk e mendoni kaq gjatë edhe përjashtimin e bujkut? Këtyre njerëzve u janë bërë favore, duhet ti thuhet stop furnizimit me 0 TVSH. Meqë këta marrin leje për të ndërtuar në zona rezidenciale për turizëm, duhet tua bëjmë të shtrenjtë shitjen e parë të tyre që të mos denatyrojnë lejen. E marrin lejen për turizëm dhe më pas e shesin.

LAJMI KRYESOR: ‘Ekonomia’/ Kërkohet ulja e taksës së karburantit për jahtet, Braçe debaton

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion brace komisioni i ekonomise 22 nentor 2021 samir mane erion brace komisioni i ekonomise 22 nentor 2021 samir mane

Sondazh

Poll