Politike

EKONOMIA/ Braçe: Po hiqni kompensimin e TVSH-së se është administrata e paaftë

22 Nëntor 2021, 14:11 Nga DOSJA
EKONOMIA/ Braçe: Po hiqni kompensimin e TVSH-së se është

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka kërkuar që subvencionimi e kompensimi i TVSH-së të jepet në dorë me autofature. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se është krejtësisht e pakuptimtë që të aplikosh në muajin prill dhe paratë t’i marrësh në muajin nëntor. Sipas tij kjo ndodh vetëm për shkak të paaftësisë së administratës. 

“Nga skema e naftës jo të gjithë përfituan, sepse pjesa dërmuese nuk e besoi sepse njerëzit nuk besojnë tek skemat mbështetëse, sepse ato janë kush aplikon i pari merr i pari. Vajti lista tek 4800, ai 4801 nuk përfiton më. Kaq përfituan këtë vit, për krerë lopësh, apo koshere bletësh. Po ne nuk kemi kaq fermerë, pasi kaq i kam vetëm unë në Lushnjë dhe Divjakë. Do bëj garë unë me Vullnetin, kur hyra unë të aplikoja atje ishin 500 veta që kishin aplikuar nga Selenica. Unë kam hall të bëj prodhim, të ushqej fëmijët e mi dhe mbaj ekonominë gjallë, unë nuk kam hall të bëj gara. Barazimi i skemës i jep mundësi të gjithëve të përfitojnë.  Hallin e fermerit keni ju? Ato komponentët në faturën e TVSH-së, atë pjesën e TVSH-së që llogarisni tek autofaturimi të mos e paguaj grumbulluesi, ta paguaj shteti në momenti që fermeri me autofaturën që i ka dhënë grumbulluesi të paraqitet tek Ministria e Bujqësisë apo tek tatime dhe kalojani në llogarinë bankare. Edhe skema është e barabartë dhe lekët shkojnë tek fermeri. Pse duhet të aplikoj unë në muajin prill dhe ti marr lekët në muajin nëntor nga skemat mbështetëse kur fare kollaj me autofaturë paraqitem tek zyra dhe marr subvencionin,”- tha Braçe ndër të tjera. 

LAJMI KRYESOR: ‘Ekonomia’/ Kërkohet ulja e taksës së karburantit për jahtet, Braçe debaton

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion brace komisioni i ekonomise 22 nentor 2021 erion brace komisioni i ekonomise 22 nentor 2021

Sondazh

Poll