Sport

Partizani rikthehet në pikën zero, ndalet në barazim me Laçin

20 Nëntor 2021, 21:29 Nga DOSJA
Partizani rikthehet në pikën zero, ndalet në barazim me

TIRANË– Partizani nuk ka vijmësi. Skuadra e kuqe ndalet në javën e 9-të të kampionatit shqiptar në një barazim 1-1 ndaj Laçit.Ekipi i Ilir Dajës ia doli të rikuperojë nga një humbje e mundshme në “Air Albania”, pas e pa veten në disavantazh deri në minutën e 79.

Shehu në minutën e 34′ do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë për kurbinasit. Ndërsa ne pjesën e dytë Cara do të barzonte shifrat. Kështu, sfida u mbyll me rezultatin 1-1 me Partizanin që nuk ka gjetur ende fitoren e dytë në kampionat, ndërsa Laçi ndalet në barazim pas tre fitoresh radhazi.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport laçi partizani laçi partizani

Sondazh

Poll