Sport

Chelsea me hap kampioni, likujdon në “King Power” Leicester

20 Nëntor 2021, 14:59 Nga DOSJA
Chelsea me hap kampioni, likujdon në “King Power” Leicester

ANGLI- Në javën e 12-të të Premier League, Chelsea fiton ndaj Leicester me shifrat 3-0 dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes. Një transfertë që në letër u duk e vështirë, por nuk rezultoi për blultë e Thomas Tuchel.

Rudiger zhbllokoi sfidën në minutën e 14-të, ndërsa Kante dyfishon rezultatin në minutën e 28-të dhe “blutë” mbyllin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë. Në pjeën e dytë Pulisic do të shnëonte golin e tretë 20 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Të besuarit e Tuchel koleksionojnë fitoren e 9-të sezonale në kampionat dhe për momentin çojnë në 6 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt në klasifikim.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport chelsea leicester chelsea leicester

Sondazh

Poll