Sport

Nuk ka fund kriza e Man.United, Watford i jep leksion! Gerrard debuton me fitore

20 Nëntor 2021, 17:24 Nga DOSJA

ANGLI-Manchester United pëson humbjen e rradhës. Pas disfatës së hidhur ndaj Manchester City-t, këtë herë skuadra drejtuar nga Solskajer mundet nga Watford me shifrat 4-1.Ekipi i Ranierit ja doli të mposhtë “djajtë e kuq” falë golave të King dhe Sarr në pjesën e parë të takimit dhe golat e Pedro dhe Dennis në fundin e ndeshjes.

Ndërkohë, goli i van de Beek nuk mjaftoi për United duke thelluar kështu më shumë krizën dhe kritikat për Solskjaer.Steven Gerard ndërkohë ka debutuar me fitore pasi mposhti me rezultatin 2-0 ekipin e Brighton. Dy golat e vonë të ëatkins dhe Mings mjaftuan për Aston Villan që të dilte me tre pikë nga ky takim.

Në ndeshjen tjetër, West Ham i vendit të tretë nuk ia doli dot të ruajë hapin e kryesuesve pasi u mposht minimalisht me rezultatin 1-0. Wolves shënoi golin e vetëm të takimit që i dha tre pikët ujqërve.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manchester united premier league watford manchester united premier league watford

Sondazh

Poll