Sport

Juventus nuk dorëzohet, dy penalltitë e Bonuccit fundosin Lazion

20 Nëntor 2021, 19:46 Nga DOSJA
Juventus nuk dorëzohet, dy penalltitë e Bonuccit fundosin Lazion

ITALI– Juventus nuk dorëzohet dhe mbetet në vazhdën e luftës për një vend në Champions League. Në Olimpico ishin vendasit që bëjnë ndeshjen, por Juve u mbrojt mirë dhe mori tri pikë të rëndësishme. Ishte Bonuci ai që realizoi dy herë këtë takim, në të dyja rastet me 11-metërsh.

Ndërhyrja e Danilo Cataldit në minutën e 23′ në zonë u konsiderua si e rregullt fillimisht për gjyqtarin, por ishte sistemi VAR ai që ktheu gjithçka. Më pas edhe vetë arbitri në konsultim me sistemin vendosi 11-metërsh.

Ndërkohë, goli i dytë i Juventusit erdhi në një nga momentet më të mira të Lazios. Ekipi i Sarrit iu afrua golit me anë të Vedat Muriqit, por në kundërsulmin e radhës një ndërhyrje e gabuar e Reinas akordoi edhe penalltinë e dytë që u realizuar po nga Bonucci. 21 pikë në kuotën e 16 pikëve, katër pikë larg nga vendi i katërt.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport juventus lazio juventus lazio

Sondazh

Poll