Sport

Vjen magjia e parë e Messi-t në Ligue 1, PSG mund Nantes dhe vazhdon marshimin

20 Nëntor 2021, 19:58 Nga DOSJA
Vjen magjia e parë e Messi-t në Ligue 1, PSG mund Nantes dhe vazhdon

FRANCË– Supermacinë e PSG nuk e thyen as Nantes që në javën e 14-të të kampionatit francez fiton 3-1 dhe marshon drejt titullit kampion. Kylian Mbappe do të shënonte golin e avantazhit në minutën e dytë,ndërsa në pjesën e dytë portieri Keylor Navas do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 65-të.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Nantes do të barazonte në minutën e 75′, ndërsa PSG ndezi motorët dhe realizoi edhe dy gola të tjerë. Appiah realizoi një autogol qesharak (82’), ndërsa Leo Messi vulosi triumfin e PSG-së me një realizim të bukur tre minuta nga fundi, duke gjetur golin e parë në kampionatin francez.

 

Tre gola për fitoren e tretë radhazi në Ligue 1 për PSG-në, që mposhti 3-1 Nantes në “Parc des Princes” dhe vazhdon të marshojë drejt titullit, ndërsa vjen më fund goli i parë i Leo Messit në Ligue 1.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport messi psg messi psg

Sondazh

Poll