Sport

Kastrioti si “arkë pikësh”, Vllaznia gjen fitoren pas tre takimeve pa fitore

20 Nëntor 2021, 18:06 Nga DOSJA
Kastrioti si “arkë pikësh”, Vllaznia gjen fitoren pas tre

SHKODËR– Kastrioti ishte kundërshtari më i mundshëm për ti marrë pikët dhe Vllaznia ia doli. Një sukses 3-1 në “Loro Boriçi” që i jep frymarje në klasifikim shkodranëve pas tre ndeshjeve rradhazi pa fitore. Një sukses që u zgjidh shumë lehtë nga kuqeblutë kur Aralica shënoi golin e parë në minutën e 10-të.

Pas tetë minutash lojë, Ardit Hoxhaj do të dyfishonte shifrat duke “vrarë” në një farë mënyre ndeshjen. E njëjta tablo shfaqet edhe në pjesën e dytë me Vllazninë që sulmon dhe që gjen golin në minutën e 57-të. Është sërish Hoxhaj, që pas një pasimi të bukur të Hakajt realizon golin e dytë personal dhe të tretin për shkodranët.

Kastrioti mundohet të reagojë, dhe gjen golin me Ajazin në minutën e 78-të por vetëm kaq. Vllaznia rikthehet te fitorja dhe shkon kështu në kuotën e 13 pikëve duke marrë përkohësisht vendin e tretë,ndërkohë që Kastrioti vazhdon të jetë në fundin e renditjes.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kastrioti vllaznia kastrioti vllaznia

Sondazh

Poll