Sport

E fundit: Javën e ardhshme, Sergio Aguero i jep lamtumirën futbollit…

20 Nëntor 2021, 17:21 Nga DOSJA

SPANJE – 33-vjeçari Sergio Aguero, javën e ardhshme, nëpërmjet një konference ka planifikuar t’i japë lamtumirën fushave të blerta. Aritmia, për të mos çuar në komplikacione të tjera të zemrës, ka bërë që sulmuesi argjentinas të mendojë të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur, për të mos rrezikuar shëndetin e tij.

Aguero iu bashkua Barcelonës vetëm në verë, pasi u largua nga Manchester City si transferim i lirë dhe humbi fillimin e sezonit për shkak të një dëmtimi. Pasi ai gjeti gjendjen fizike, sulmuesi u detyrua të ndalej, pas problemeve me frymëmarrjen gjatë ndeshjes kur Barcelona u përball me Alaves në tetor.

Gazetari Fabrizio Romano ka raportuar së fundi, lajmin se sulmuesi argjentinas Sergio Aguero, javën e ardhshme ka planifikuar të lajmërojë largimin e tij nga futbolli i luajtur. Më herët, për një lamtumirë të mundshme, është shprehur edhe vetë Kun.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 33-vjeçari sergio aguero aguero iu bashkua barcelonës argjentinasi kun aguero barazon barcelona barcelona camp nou komplikacione të tjera të zemrës manchester city si transferim i lirë 33-vjeçari sergio aguero aguero iu bashkua barcelonës argjentinasi kun aguero barazon barcelona barcelona camp nou komplikacione të tjera të zemrës manchester city si transferim i lirë

Sondazh

Poll