Sport

BUNDESLIGA/ Dortmund fiton dhe presion kreut, Leipzig përfundimisht në krizë

20 Nëntor 2021, 17:42 Nga DOSJA
BUNDESLIGA/ Dortmund fiton dhe presion kreut, Leipzig përfundimisht në

GJERMANI-Borussia Dortmund përfiton nga disfata e mbrëmshme e Bayern Munich dhe shkon vetëm një pikë larg bavarezëve që janë të parët në renditje. Verdhezinjtë fitojnë 2-1 ndaj Stutgart që u jep tre pikë skuadrës drejtuar nga Rose.

BIELEFELD-WOLFSBURG 2-2
3 pikë të hedhura në kosh për Bielefeld. Ndaj Wolfsburg skuadra ishte në epërsi të dy golave ku Okugaëa në minutën e 11-të dhe Klos me penallti në minutën e 53-të shënuan për vendësit, por më pas një minutë çmendurie e Bielefeld mes 62′ dhe 63′ solli barazimin ku ëeghorst dhe Nmecha shënuan për “ujqërit”.

HOFFENHEIM-LEIPZIG 2-0
Hap përpara drejt Europës për Hoffenheim që shkon në kuotën e 17 pikëve duke u afruar me Leipzigun në kuotën e 18 pikëve. Skuadra e Red Bull konfirmon të tjerat dhe më të ulëtat e fillimit Samassekou (12′) dhe Dabbur (68′) ishin autorët e golave.

LEVERKUSEN-BOCHUM 1-0
Pas katër ndeshjeve rradhazi pa fitore Leverkusen rikthehet te fitorja. Bayer shkon kështu në vendin e katërt në renditje me 21 pikë. Është Adli pas vetëm katër minutash që shënoi për Leverkusen, realizim që qëndroi në fuqi deri në fund të takimit.

MONCHENGLADBACH-FURTH 4-0
Nuk ka dritë në fundin e tunelit për Furth që renditet në fund të rendites pas 12 javësh kampionat. Gjithçka ishte shumë e lehtë për Monchengladbach që praktikisht mbylli çdo gjë në 45 minutat e para.Hofmann, Neuhaus dhe Plea shënuan në 45 minutat e para, ndërsa Hofman realizoi sërish në minutën e 57′.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayern munich borussia dortmund bundesliga bayern munich borussia dortmund bundesliga

Sondazh

Poll