Sport

“Game-Over”, drejtuesit e Man.Utd nuk durojnë më, vendosin të ardhmen e Solskjaer

20 Nëntor 2021, 20:46 Nga DOSJA
“Game-Over”, drejtuesit e Man.Utd nuk durojnë më, vendosin

ANGLI-Ole Gunnar Solskjaer nuk do të jetë më trajneri i Manchester United. Të paktën siç thotë “The Sun”. Pas humbjes 4-1 ndaj Watford, bordi i klubit bëri një mbledhje urgjente për të analizuar këtë disfatë të rëndë dhe në fund drejtuesit kanë vendosur të shkarkojnë norvegjezin.

Shkarkimi i Solskjaer do ti kushtojë klubit 7.5 milionë paund, pasi 48-vjeçari firmosi një kontratë 3-vjeçare në korrik.Pronarët Glazers po kërkojnë ta zëvendësojnë atë me Zinedine Zidane, pavarësisht se emrat të “nxehtë” janë Brendan Rodgers dhe Erik ten Hag.

Solskjaer ka fituar vetëm katër nga 13 ndeshjet e tij të fundit, pavarësisht se ka forcuar skuadrën me emra si Cristiano Ronaldo, Raphael Varane dhe Jadon Sancho në verë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manchester united solskjaer manchester united solskjaer

Sondazh

Poll