Sport

Ofendime të turpshme, futbollisti i Real Madrid pritet me protesta nga tifozët

20 Nëntor 2021, 15:14 Nga DOSJA
Ofendime të turpshme, futbollisti i Real Madrid pritet me protesta nga

SPANJË-Gareth Bale ende nuk ka debutuar këtë vit me Real Madrid, megjithatë kjo nuk e pengoi sulmuesin që t’i përgjigjej thirrjes së Kombëtares së Uellsit për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin e Katarit.

Kundër Bjellorusisë, sulmuesi pësoi një tjetër dëmtim që mbetet mister në kampin madrilen. Tifozët e klubit spanjoll duket se janë lodhur nga lojtari dhe një grup i vogël i tyre e sfidoi atë kur u largua nga qëndra e stërvitjes.

Një nga tifozët nuk ka mundur të rezistojë dhe fillimisht ka hedhur një stilolaps në xhamin e makinës që drejtohej nga lojtari, më pas ka bërtitur “Ik q**…..”, duke çliruar gjithë zemërimin e grumbulluar muajt e fundit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport gareth bale real madrid gareth bale real madrid

Sondazh

Poll