Sport

Eleminim që djeg, Refik Halili shfryn: Janë minj kanalesh ato që mendojnë se…

18 Nëntor 2021, 22:23 Nga DOSJA
Eleminim që djeg, Refik Halili shfryn: Janë minj kanalesh ato që

TIRANË-Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka shpërthyer pas ndeshjes ku skuadra e tij u eleminua nga Kupa e Shqipërisë përballë Dinamos. Numri një i klubit bardheblu, nuk e kishte me lojtarët e tij të cilët i përgëzoi, por me gazetarin Gëzim Sinematin, që sipas tij aludoi se ndeshjet ishin të shitura.

“Ishte një sakrificë dhe lojë e pastër nga lojtarët. Na vjen keq por i falënderoj për sakrificën edhe tifozët edhe pse një pjesë e mirë flisnin që ndeshja është e lënme e kjo bëri që të mos kishte shumë në stadium.

Këto për mua janë minj kanalesh, i pari nga këto është Gëzim Sinemati. T’ia thonë atij, janë minj kanalesh që ndyjnë futbollin me atë që dalin e thonë në intervista e opinione. Kur japin opinione të jenë të kujdesshëm, ata dëmtojnë futbollin shqiptar.Ne vazhdojmë të ecim e vazhdojmë kampionatin. Më vjen keq që çunat janë lodhur 120 minuta, fati nuk ishte me ne, i uroj suksese Dinamon, të ecë para”, tha Halili para gazetarëve.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dinamo refik halili tirana dinamo refik halili tirana

Sondazh

Poll