Sport

Pamje që nuk duhen parë! Ish-lojtari dhunon rëndë partneren, foshnja ia plas…

18 Nëntor 2021, 20:05 Nga DOSJA
Pamje që nuk duhen parë! Ish-lojtari dhunon rëndë partneren,

SHBA-Ish-lojtari i ekipit të futbollit amerikan New York Jets, Zac Stacy, sulmoi pa mëshirë ish të dashurën e tij dhe nënën e fëmijës së tyre, duke e goditur me grusht në fytyrë. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e kësaj të fundit, ku Zac kishte shkuar të vizitonte djalin e tij.

Vajza u shpreh për mediat se policia nuk e kishte parë si gjë ekstreme. Gjithçka nisi kur Stacy reagoi ashpër gjatë një debati me ish-të dashurën e tij, duke e goditur me disa grushta në fytyrë gruas, e cila u rrëzua në një divan, pikërisht pranë vendit ku ishte ulur foshnja e tyre pesë muajshe.

 

Home video captures former NFL running back Zac Stacy savagely beating the mother of his child & throwing her around like a rag doll in Florida. The child was just feet away. Zac Stacy played for St. Louis Rams & the Jets. pic.twitter.com/ikI38QqdAu

— Andy Ngô ?️‍? (@MrAndyNgo) November 18, 2021

Menjëherë, ish-lojtari i NFL-së e kapi për krahu dhe e hodhi brutalisht te televizori ku ra mbi gruan, e cila e lënduar nga goditjet i lutej ish-partnerit të qetësohej. Videoja e dhunës ka bërë xhiron e rrjetit. Për momentin Christina e ka paditur ish-të dashurin, i cili është ende në arrati.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport shba zac stacy shba zac stacy

Sondazh

Poll