Sport

Vetëm lodhje muskulare, por Dybala mbetet në dyshim për sfidën ndaj Lazios

18 Nëntor 2021, 19:18 Nga DOSJA
Vetëm lodhje muskulare, por Dybala mbetet në dyshim për

ITALI-“Kontrolleve të specializuara që iu nënshtrua sot në mëngjes Paulo Dybala në JMedical kanë përjashtuar tërheqjen muskulore dhe kanë konfirmuar një lodhje të muskulit, që u evidentua gjatë grumbullimit me kombëtaren dhe që aktualisht është drejt rikuperimit. Gjendja e lojtarit do të monitorohet çdo ditë”.

Me këtë deklaratë në faqen e vet zyrtare, Juventusi qartëson gjendjen e argjentinasit, që mbetet në dyshim për sfidën kundër Lazios, por gjithsesi optimizmi rritet.

Dita e Dybala-s nisi në JMedical për një sërë testesh pas dëmtimit që pësoi me Argjentinën. Sulmuesi i Juventusit u kthye herët nga Amerika e Jugut pikërisht për të vlerësuar menjëherë shkallën e problemit që e detyroi të humbiste ndeshjen e madhe kundër Brazilit.

Është ende e paqartë nëse argjentinasi do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Lazios. Stërvitja në prag të ndeshjes do të jetë vendimtare. Ndërkohë, Paulo ka shfaqur njëfarë optimizmi për gjendjen e tij. “Jam mirë,” u tha ai disa fansave jashtë JMedical përpara se të bënte kontrollet.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dybala juventus dybala juventus

Sondazh

Poll