Sport

Atletico Madrid-Milan, Simeone humbet pjesë: Pas Griezmann edhe Joao Felix!

18 Nëntor 2021, 17:43 Nga DOSJA
Atletico Madrid-Milan, Simeone humbet pjesë: Pas Griezmann edhe Joao Felix!

SPANJE – ‘Colchonero’ do të jetë pa Griezmann të pezulluar dhe pa Joao Felix të dëmtuar. Do të jetë një Atletico Madrid i ‘mavijosur’ që do të përballet me Milanin në ndeshjen e radhës të Champions League, të planifikuar për të mërkurën në “Wanda Metropolitano”.

‘Play-makeri’ portugez, siç raportohet nga kanalet zyrtare të klubit madrilen, ka pësuar një “dëmtim muskulor post-traumatik me edemë miofasciale në binjakun e brendshëm”.

Në deklaratën e klubit ‘colchoneros’ nuk përmendet koha e rikuperimit nga dëmtimi, por duket jashtëzakonisht e vështirë që lojtari të rikuperohet në kohë për sfidën kundër Milanit.

Natyrisht, ndeshja e La Ligës, e planifikuar për të shtunën kundër Osasuna në Pamplona është gjithashtu në rrezik.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ‘play-makeri’ portugez champions league dhe pa joao felix të dëmtuar klubit ‘colchoneros’ kundër osasuna në pamplona në “wanda metropolitano” një atletico madrid pa griezmann të pezulluar ‘play-makeri’ portugez champions league dhe pa joao felix të dëmtuar klubit ‘colchoneros’ kundër osasuna në pamplona në “wanda metropolitano” një atletico madrid pa griezmann të pezulluar

Sondazh

Poll