Sport

Kalvari i vuajtjeve përfundon për Sergio Ramos: pas 133 ditësh dëmtim, mund të…

18 Nëntor 2021, 21:05 Nga DOSJA
Kalvari i vuajtjeve përfundon për Sergio Ramos: pas 133 ditësh

PARIS-Tani është koha e duhur. Pas kaq shumë kohësh, Sergio Ramos pritet të debutojë me fanellën e PSG. Jemi në fund të nëntorit, por për spanjollin ende nuk ka pasur mundësi të luajë ndeshjen e parë zyrtare me parisienët që nga muaji korriku kur u transferua në Francë.

 

 

 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

Kanë kaluar saktësisht 133 ditë që Sergio Ramos ende nuk ka luajtur. Të shtunën, në takimin ndaj Nantes mbrojtësi mund të marrë disa minuta.U fol edhe për mundësinë e prishjes së kontratës para kohe, duke përfituar nga merkato e janarit për të gjetur një vend të ri për Sergio Ramos ose thjesht për të ndërprerë marrëveshjen.

Sidoqoftë, kjo hipotezë është e pamundur në Francë, sepse rregullorja në Ligue 1 ndalon çdo klauzolë lirimi që mund të futet në një kontratë. Nëse PSG do të donte të mbyllte para kohe marrëdhënien, do të rrezikonte një proces gjyqësor që do të përfundonte ose në tavolinën e FIFA-s ose në gjykatat franceze me pasoja tashmë të shkruara: pagesën e pjesshme ose totale të pagës së lojtarit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport psg sergio ramos psg sergio ramos

Sondazh

Poll