Sport

Salah “MANIA” edhe në Gabon, lojtarët harrojnë humbjen dhe rrethojnë egjiptianin

18 Nëntor 2021, 19:41 Nga DOSJA
Salah “MANIA” edhe në Gabon, lojtarët harrojnë

EGJIPT-Pas barazimit 2-2 në Angola të premten, Egjipti ia doli të fitonte ndaj Gabonit në transfertë me shifrat 2-1 dhe mbylli kualifikueset e Kupës së Botës në vendin e parë të Grupit F. Përfaqëusesja e Gabonit shkoi në vendin e dytë dhe i ka thënë lamtumirë ëndrrës së Katarit.

Pavarësisht humbjes dhe eliminimit, lojtarët nga shteti i Afrikës Qendrore dukeshin të shqetësuar për diçka tjetër. Me bilbilin e trefishtë, në fakt, futbollistët gabonezë rrethuan Mohamed Salah. Të gjithë e donin fanellën e tij si kujtim.

29-vjeçari po tentonte të largohej nga fusha, por disa kundërshtarë iu afruan për të kërkuar fanellën e tij. Një kujtim i asaj mbrëmjeje gjatë së cilës ata ndanë kampin me “Mbretin egjiptian”. Qendërsulmuesi i Liverpool-it e trajtoi shkëlqyeshëm situatën dhe u shpjegoi të tjerëve se ia kishte premtuar tashmë dikujt tjetër. Më pas, egjiptianit iu bashkuan dy truproja ndërsa po shkonte drejt tunelit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport gabon salah gabon salah

Sondazh

Poll