Sport

Danimarka në Kupën e Botës por pa sponsorë, do të ketë mesazhe kundër Katarit

18 Nëntor 2021, 19:26 Nga DOSJA
Danimarka në Kupën e Botës por pa sponsorë, do të

DANIMARKË-Danimarka, gjysmëfinalistja e Euro 2020 fitoi një biletë për në Katar 2022 duke dominuar Grupin F dhe e mbylli në vendin e parë në kuotën e 27 pikëve. Gjithçka është gati për Katarin, edhe protestat. Federata Daneze e Futbollit tha se po prezanton një sërë masash për të protestuar kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Këtë e ka bërë të ditur Jakob Jensen, president i Federatës së Futbollit: “Ne po intensifikojmë më tej përpjekjet dhe dialogun kritik për të përfituar nga fakti se jemi të kualifikuar për të punuar për ndryshime.”

 

DBU øger presset på Qatar forud for VM næste år.

Læs mere om de nye kritiske tiltag her:https://t.co/3ozuH1P7w8 pic.twitter.com/wR5P5GNIKu

— DBU – En Del Af Noget Større (@DBUfodbold) November 17, 2021

Një zgjedhje që do të përfshijë në veçanti sponsorët. DBU ka bërë të ditur se dy sponsorët e saj do t’i lënë vendin mesazheve humanitare dhe protestës ndaj Katarit, i cili do të mirëpres turneun. Për më tepër, numri i udhëtimeve në vend do të reduktohet në minimum dhe danezët do të marrin pjesë vetëm në aktivitete sportive dhe jo në ngjarje të organizuara nga Katari.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport danimarka danimarka

Sondazh

Poll