Sport

Goditi me thikë kushëririn, sulmuesi holandez do të gjykohet për tentativë vrasje!

18 Nëntor 2021, 19:12 Nga DOSJA
Goditi me thikë kushëririn, sulmuesi holandez do të gjykohet

HOLANDË-Telashe për Quincy Promes. Ish-ylli i Ajaxit, sot te Spartak Moskë, do të gjykohet për tentativë vrasje. Në dhjetor të vitit 2020, holandezi u arrestua me dyshimin se theri me thikë kushëririn e tij gjatë feste. Lojtari, në atë kohë, kishte kaluar dy ditë në burg përpara se të lirohej, por hetimet e policisë vazhduan deri në maj të këtij viti.

Në orët e fundit, siç raportojnë mediat holandeze, është vendosur që Promes të ndiqet penalisht dhe çështja të shkojë në gjykatë. Megjithatë, për momentin nuk dihet se kur do të zhvillohet saktësisht seanca.Sulmuesi, sipas raporteve të publikuara në vitin 2020, kishte organizuar një festë familjare në një magazinë në Abcoude.

Megjithatë ai pati një debat me një kushëri, i cili më vonë do të plagosej. Promes akuzohet se ka goditur me thikë familjarin e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Avokati i sulmuesit deklaroi menjëherë se klienti i tij nuk ndodhej në vend kur ndodhi aksidenti dhe se ai “po bashkëpunonte plotësisht me hetimin”.29-vjeçari ka zhvilluar 50 paraqitje për Ajax përpara se të kthehej te Spartak Moskë në shkurt të këtij viti. Ish-sulmuesi ka zhvilluar edhe 50 paraqitje me Holandën dhe këtë vit mori pjesë në Euro 2020.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ajax holanda promes ajax holanda promes

Sondazh

Poll