Sport

Mourinho i frikësohet Shevchenkos, studion në detaje ekipin e Genoa-s

18 Nëntor 2021, 21:21 Nga DOSJA
Mourinho i frikësohet Shevchenkos, studion në detaje ekipin e Genoa-s

ITALI-Është e ndaluar të bësh gabime, sidomos në këtë fazë të Serie A. Roma do të përballet të dielën në mbrëmje me Genoa-n, drejtuar nga ish-sulmuesi i Milanit Shevchenko. Skuadra kryeqytetase do të kërkojë fitoren e munguar pas katër ndeshjesh rradhazi mes kampionatit dhe Conference League.

Gjatë kësaj periudhe pushimi, José Mourinho ka studiar deri në detaje kundërshtarin, por edhe gabimet e skuadrës së tij. Tekniku ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga puna e tij në Trigoria.

Fillimisht video-analiza e ndeshjes ndaj Venezias, tekniku ka rishikuar ndeshjen pa pushim, duke analizuar lëvizjet e skuadrës. Më pas sigurisht analiza taktike dhe ndërtimi i skuadrës që do të duhet të përballet me Genoan: një foto ku shihet Mourinho i ulur në zyrën e tij duke shkruar skemat e ndryshme që do të përdoren në Liguria.

Tifozëve nuk u ka shpëtuar një detaj: një fletë me formacionin e shkruar ku shihet qartë disponimi i lojtarëve për të formuar 3-4-1-2, e njëjta formë e përdorur edhe ndaj Venecias.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport genoa mourinho roma genoa mourinho roma

Sondazh

Poll