Sport

Caballero: “Messi hyn në fushë për ‘të vrarë’, nuk ka rëndësi nëse je shoku i tij”

18 Nëntor 2021, 17:19 Nga DOSJA
Caballero: “Messi hyn në fushë për ‘të

ARGJENTINE – Ka më shumë se një dekadë, që kur flasim për majat e futbollit, flasim për dy dhe vetëm dy emra. Ato të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Nuk ka dyshim se ata kanë dominuar një epokë të futbollit dhe vazhdojnë të konsiderohen si më të mirët në botë.

Nuk ka asnjë mënyrë për të zgjidhur çështjen se kush është më i forti: një duel i vjetër që nuk do të përfundojë kurrë. Megjithatë, ka nga ata që përpiqen ta thonë fjalën e tyre për këtë. Ky është rasti i Willy Caballero, një lojtar i lirë, i cili ndante fushën me Messin me fanellën e Argjentinës dhe shpesh luante kundër tij kur ishte në Spanjë me Malagën.

Duke folur në një intervistë për “90Min”, ish-portieri shpjegon se sa e ndërlikuar ishte të futeshe në fushë, kur në krahun tjetër, ka një fenomen absolut që ka vetëm një qëllim: të shënojë sa më shumë gola. “Unë me jam përballur shpesh me Messin dhe kam vuajtur. Ai del në fushë vetëm për ‘të vrarë’ portierët. Portierët, mbrojtësit, të gjithë, qëllimi i tij është ‘t’i vrasë’ ata.

Dhe me ‘vrasje’ dua të them se ai kërkon të shënojë sa më shumë gola të jetë e mundur.” Dhe nuk ka rëndësi nëse fatkeqët janë miqtë e tij. “Atij nuk i intereson nëse të njeh, nëse je argjentinas, apo je shoku i tij. Pastaj pas ndeshjes ai flet me ty, të përshëndet dhe gjithçka tjetër, por në ato 90 minuta, misioni i tij i vetëm është të shënojë sa më shumë gola.”

Imagjinoni sikur bashkë me Messin, të ketë një Barcelonë si ajo e kohëve më të mira. Caballero luajti për Malagën pikërisht në periudhën kur treshja sulmuese e “blaugranës” ishte ‘MSN’-ja e famshme, Messi, Suarez, Neymar. Dhe shpeshherë, nuk është se duke e ndaluar Messin, gjërat ndryshuan shumë… “Kur u përballeshin Barcelona me Malagën, kishte gjithmonë shumë dallime mes dy skuadrave. Kjo është arsyeja pse ne gjithmonë synonim të krijonim vështirësi që ai të luante, sepse ne e dinim që nëse ata e kishin topin, kishin shumë më tepër cilësi se ne”. Dhe pastaj, me një “Plesht”… me lejen për ‘të vrarë’, sportivisht, gjithçka bëhet më e thjeshtë”…

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ‘epokën post-messi’. bashkë me messin cristiano ronaldos dhe lionel messit dëmtohet messi messi neymar një barcelonë suarez willy caballero ‘epokën post-messi’. bashkë me messin cristiano ronaldos dhe lionel messit dëmtohet messi messi neymar një barcelonë suarez willy caballero

Sondazh

Poll