Sport

Mourinho merr frymë i lehtësuar: Pellegrini dhe Kumbulla kthehen në grup

18 Nëntor 2021, 17:30 Nga DOSJA
Mourinho merr frymë i lehtësuar: Pellegrini dhe Kumbulla kthehen

ITALI – Dy lajme të mira për José Mourinhon, në funksion të rifillimit të kampionatit dhe ndeshjes të së dielës në mbrëmje kundër Genoas. Në stërvitjen e mëngjesit të sotëm Lorenzo Pellegrini dhe Marash Kumbulla, janë rikthyer në stërvitje me grupin.

Kapiteni i Romës është më mirë, inflamacioni në gjurin e majtë po kalon dhe sot ka mundur të punojë me shokët e skuadrës. Edhe qendërmbrojtësi shqiptar që ishte ankuar për një lodhje të muskujve në kombëtaren e tij.

Kështu të dy lojtarët do të jenë në dispozicion për ndeshjen e së dielës kundër Genoas. Lajm i mirë për Romën dhe trajnerin Mourinho.

Ndoshta të dy lojtarët mund të rreshtohen te “Marassi”, për një formacion shumë të ngjashëm me atë kundër Venezias. Roma mund të luajë sërish me 3-4-1-2, me Rui Patricio në portë, Mancinin, Ibanez dhe Kumbulla në mbrojtje. Karsdorp dhe El Shaarawy në krahë me Cristante dhe Veretout në mes të fushës. Pastaj Pellegrini pas Abrahamit dhe Shomurodov.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “marassi” josé mourinho të romës josé mourinhon kapiteni i romës lorenzo pellegrini dhe marash kumbulla mourinho u detyrua mourinjo ndeshjes të së dielës qendërmbrojtësi shqiptar “marassi” josé mourinho të romës josé mourinhon kapiteni i romës lorenzo pellegrini dhe marash kumbulla mourinho u detyrua mourinjo ndeshjes të së dielës qendërmbrojtësi shqiptar

Sondazh

Poll