Politike

Drejtori rajonal kërcënon vartësin e tij: Do e deklarosh votën hapur, ndryshe gjej punë tjetër

17 Qershor 2019, 14:41 Nga DOSJA
Drejtori rajonal kërcënon vartësin e tij: Do e deklarosh

TIRANË- Në përgjimin e 12- të Bild, është telefonata e drejtorit rajonal Drini Gjeçi me drejtorin e një shkolle në Reç.

Drini Gjeçi drejtori rajonal në Diber komunikon me drejtorin e shkollës në Reç, Reshat Elezi dhe i kërkon që të deklarojë votën haptas, ose të gjej punë tjetër. 

PËRGJIMI 12-TË

Drejtori: Alo, mirëmengjes

Gjeçi: Mirëmëngjes si kalove

Drejtori: Mirë si kalove

Gjeçi: Ku je

Drejtori: Jam këtu afër qendrës së votimit

Gjeçi: I ke marrë të gjithë ata të familjes

Drejtori: Të shtëpisë, jo do të vijnë më vonë për të votuar.

Gjeçi: Më dëgjo këtu!

Drejtori: Do vijnë vet

Gjeçi: Në ça qendre je ti?

Drejtori: Në Zallreç

Gjeçi: Dëgjo se kam informacione jo të mira andej unë. Sot vota jote dhe e familjes tënde do të deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar sot vetën tende dhe të familjes haptas gjej punë tjetër.

Drejtori: Drejtor për këtë gjë mos e vrit mendjen fare, janë llafe njerëzit mos e vrit mendjen fare më dëgjon?

Gjeçi: Ore do deklarohet haptas, kur them haptas, haptas

Drejtori: Po mos e vrit mendjen fare po them, pa merak

Gjeçi: Haptas me gjithë familjen

Drejtori: Pa merak, pa merak

Kujtojmë se sot gazeta Gjermane “Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild dosja 184 drini gjeci përgjimet e bild reshat elezi 16 pergjimet e bild dosja 184 drini gjeci përgjimet e bild reshat elezi

Sondazh

Poll