Politike

‘Ndaloni autobusat e Kamzës vllai’, Arben Keshi urdhëron Shefin e Policisë: Xhelali i ka çu të vetët tek Turizmi

17 Qershor 2019, 14:24 Nga DOSJA
‘Ndaloni autobusat e Kamzës vllai’, Arben Keshi urdhëron

Në audiopërgjimin nr 8, që u publikua sot nga BILD, drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi i kërkon shefit të Policisë së Kamzës, që të ngrejnë postblloqe për të ndaluar votuesit e PD për të shkuar në Dibër.

AUDIOPËRGJIMI 8

Arben Keshi, me shefin e policisë së Kamzës Drejtori i MB, Arben Keshi flet me shefin e stacionit policor të Kamzës dhe i kërkon atij që të shikojë votuesit e PD.

Arben Keshi: Urdhëro

Sali: Beni çkemi si je. Saliu jam

Arben Keshi: Kush?

Sali Skurra: Sali, Sali Skurra.

Arben Keshi: Hë mo çkemi?

Sali Skurra: Hë mo, si të ka vëllai?

Arben Keshi: Mirë si ia kalon ti

Sali Skurra: U lodhe

Arben Keshi: Hajd mo lodhje

Sali Skurra: Si është tu shku

Arben Keshi: Mirë mo mirë duket, po na këputi ky i Kamzës, bllokoni autobuzët e Kamzës o shok.

Sali Skurra: Po pra, kemi nxjerrë postblloqet. Do nisen nga ora 03:00.

Arben Keshi: Keni informacion sa janë?

Sali Skurra: Nga ora 3 e gjysëm do nisen. I kemi marrë masat.

Arben Keshi: Sa janë?

Sali Skurra: Mendohet 400-450 vetë.

Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali ë?

Sali Skurra: Po, Xhelali ka nxjerrë gjithë bashkinë, i ka çuar sot tek turizmi në Lurë.

Arben Keshi: Po dakord.

Sali Skurra: Situata në Maqellarë si duket?

Arben Keshi: Maqellara, mirë, s’ka pikë Kamze në Maqellarë.

Sali Skurra: Lura është problem

Arben Keshi: Lura, ëë. Lura Reçi.

Sali Skurra: Lura, Reçi, gjithë ajo pjesa aty.  Ne komisionerët aty i kemi?

Arben Keshi: Po mo po

Sali Skurra: Po qyteti si duket

Arben Keshi: Qyteti mirë duket. Pjesa tjetër, Lurë Reç, këta që po sjell Xhelali

Sali Skurra: Po pra po, Melita (Punonjëse e Gjendjes Civile), s’mund të bëjë gjë, me këto kodet e me gjë tjetër

Arben Keshi: Jo jo, s’ke ça ju bën se kanë gjendjen civile

Sali Skurra: Sepse i pashë sot, i ndoqëm gjithë ditën. Uroj fitore

Arben Keshi: Aq bëhet fjalë, 450 vetë ëë? Ka marrë njerëzit e vetë të tjerë.

Sali Skurra: Po njerëzit e vetë, kemi ngritur ca postblloqe. Pa merak. I bien nga rruga e parë. Mirë Beni.

Arben Keshi: Po shoku rrofsh!

Kujtojmë se sot gazeta Gjermane Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben keshi blerja e votave ne diber përgjimet e bild sali skurra arben keshi blerja e votave ne diber përgjimet e bild sali skurra

Sondazh

Poll