Politike

Përgjimet mes Keshit dhe shefit të policisë së Kamzës: Ndaluam 7 autobusa, ca të tjera i rregulluan çunat

17 Qershor 2019, 14:28 Nga DOSJA
Përgjimet mes Keshit dhe shefit të policisë së Kamzës:

GJERMANI– E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar disa përgjime të reja lidhur me zgjedhjet e 2017 ku flitej lidhur me autobusët. 

Protagonistët ishin Arben Keshi dhe shefi i policisë së Kamzës, Sali Skura, i cili shqetësohet lidhur me rezultatin e zgjedhjeve.

BISEDA TELEFONIKE NR 9

Sali Skura (Shef policie në Kamëz): Alo

Arben Keshi: Po

Sali Skura: O Beni, Sala jam

Arben Keshi: He mo çkemi? Si kalove?

Sali Skura: Mirë. Ti si kalove? Ça na thuaj andej?

Arben Keshi: Se di. Mirë duket. Po e ke parasysh thesi i mbyllur

Sali Skura: Po, po, po. Si duket situata?

Arben Keshi: Po mirë

Sali Skura: Jo flas nga pjesëmarrja. Si e shikon ti?

Arben Keshi: Aq o sa kanë ardhur vazhdimisht. E ke parasysh rreth 52%, sepse nuk bëhen më shumë

Sali Skura: Si shkon Maqellara, sa përafrohet?

Arben Keshi: Se di unë. Mirë, mirë, mirë, na thonë ata. Por ta shohim. Ne vetë themi jemi mirë. Zonë e paparashikueshme ajo.

Sali Skura: Po e vërtetë

Arben Keshi: A erdhën shumë mbrëmë mo?

Sali Skura: Ë?

Arben Keshi: A erdhën shumë autobusa mbëmë?

Sali Skura: Jo, jo. Nja 7 i bllokuam.

Arben Keshi: I bllokuat ë?

Sali Skura: Po, po. Disa të tjerë i rregulluan çunat me miq.

Arben Keshi: Mirë pra

Sali Skura: Mirë. Kujdesi vëlla. Hajde pra me fitore

Arben Keshi: Rrofsh

Kujtojmë se sot gazeta Gjermane Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben keshi dosja 184 përgjimet e bild sali skura arben keshi dosja 184 përgjimet e bild sali skura

Sondazh

Poll