Sport

Të vërtetat e Raiolës: “Pogba te Juve? Të ëndërrosh është falas”

17 Nëntor 2021, 16:06 Nga DOSJA
Të vërtetat e Raiolës: “Pogba te Juve? Të

ITALI – Nga Pogba te Donnarumma, duke kaluar nëpër De Ligt: Mino Raiola zbulon sfondin e klientëve të tij. Mesfushori i Mançester Junajtid është ende një dëshirë e Juventusit: “Ëndërrimi është falas, ata që nuk ëndërrojnë kanë vdekur. Unë nuk ia ndaloj ëndrrat askujt, i bëj edhe ato çdo ditë, kështu që le të ëndërrojmë, është mirë për këdo. Pastaj le të shohim nëse këto bëhen realitet”.

Nga ana tjetër, portieri i PSG-së nuk po përjeton një moment shumë të qetë: “Nuk e di nëse është bërë problem rivaliteti me Navasin, mendoj se të gjithë e dinë se si do të përfundojë kjo histori. Dhe do të dalë mirë për Gianluigi. Pak durim duhet e kuptoj që po jeton një moment të pa jetuar më pare, por vetëm me dialog do të zgjidhet. Pak nga pak…”.

Pengesë ekonomike për ta rikthyer Pogba në Torino: “Dhjetori është muaji i ëndrrave, me Krishtlindje dhe të gjitha festat. Është ende herët, të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk e dimë pse, por kur flasim për Pogban në Angli zgjohen edhe të vdekurit. Pra, është më mirë të mos flasim për këtë edhe sepse ndoshta disa ish-lojtarë të Manchester United, nëse nuk flasin për Pogba me mua, nuk flasim për asgjë. Kështu që është më mirë të mos flasim për këtë.”

Asnjë koment, megjithatë, për rinovimin e De Ligt me bardhezinjtë: “Duhet ta bëjmë këtë intervistë në maj, tani jemi në nëntor… në këtë moment një intervistë si kjo nuk është e mirë”. Fjalë të ngjashme edhe për Romagnolin te Milani: “Tregu i transferimeve do të fillojë në maj. Nuk e di, do të punojmë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll