Sport

Kupa e Shqipërisë: Eliminohet Kukësi dhe Kastrioti. Nesër ‘derbi’ Tirana-Dinamo…

17 Nëntor 2021, 15:43 Nga DOSJA
Kupa e Shqipërisë: Eliminohet Kukësi dhe Kastrioti. Nesër

TIRANE Janë mbyllur edhe 7 sfidat e turit të dytë të Kupës së 70-të të Shqipërisë, ndërkohë që derbi Tirana-Dinamo, që luhet ditën e nesërme do të mbyllë këtë fazë të kupës dhe do të kompletojë grupin e skuadrave që do të luajnë në fazën tjetër.

Partizanit ia del mbanë të eliminojë Besëlidhjen, duke thyer edhe tabunë që i kishte kthyer kjo skuadë në dy raste të mëparshme. “Të kuqtë” e Ilir Dajës kanë fituar 2-0 falë golave ë Rrapajt dhe Junior në 10-minutshin e fundit të takimit, të zhvilluar në Cërrik.

Ndërkohë Egnatia mbetet ‘surpriza’ e kësaj faze, e cila ka arritur të eliminojë Kukësin nga Kupa e Shqipërisë që në këtë raund. Pavarësisht fitores 1-0 të skuadrës së Kukësi në këtë takim, humbja në ndeshjen e pare 3-1 i ka dhënë të drejtë skuadrës së Rrogozhinës për të kaluar për në raundi e tretë.

Suprizë ishte kualifikimi i Flamurtarit në çerekfinalet e këtij eventi. Skuadra vlonjate, edhe luan në Kategorinë e Dytë, ka fituar 4-2, duke eliminuar Kastriotin e Superiores. Ndërkohë, në Korçë, pas barazimit 2-2 me Bylisin, u desh të kalohej te penalltitë për të përcaktuar skuadrën fituese. Futbollistët e Skënderbeut u treguan më të saktë dhe fituan 4-3, duke siguruar edhe kalimin poër në turin çerekfinal.

Në Shkodër, Vllaznia ka luajtur ‘tenis’ me skuadrën pogradecare, duke e mundur 6-1. Skkodranë kanë shënuar 6 herë në pjesën e pare, duke vulosur gjithçka sa i përket kualifikimit për në fazën tjetër.

Mbrëmjen e nesërmes në “Air Albania Stadium” do të mbyllet edhe raundi i dytë me derbin Tirana-Dinamo dhe fituesi i këtij çifit do të sjellë një tjetë derbi në kupë, pasi është Partizani që pret fituesin e tyre.

Kalendari rezervon këto takime për në turin e çerekfinaleve:

Grupi A

Partizani-Tirana/Dinamo

Teuta-Skëndërbeu

GRUPI B

Flamurtari-Vllaznia

Egnatia-Laçi

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll