Sport

Reali i Madridit gati sulmin e radhës për Mbappe

11 Nëntor 2021, 10:13 Nga DOSJA
Reali i Madridit gati sulmin e radhës për Mbappe

SPANJE – Nuk ka ndërmend Real Madrid të heqë dorë nga ylli francez i “Gjjelave”. Sipas medisave spanjolle madrilenët janë gati të bëjnë ofertën e rradhës PSG-s, për Kylian Mbappe.

Pas refuzimit të disa ofertave në ditët e fundit të merkatos së verës nga ana e klubit francez, për shifra që shkuan deri në 180 milion euro, presidenca e “los blankos” nuk dorëzohet.

Sipas “Marca” drejtuesit e Realit po synojnë që ta sjellin Mbappe në Madrid për ta bërë bashkë me Vinicius Junior, që shihet si e ardhmja e futbollit.

Madrilenët janë gati t’i bëjnë një ofertë të re PSG për sulmuesin francez, që në merkaton e janarit, por nëse as këtë herë nuk arrihet synimi, atëherë Reali ka gati planin B, ta transferojë Mbappe si lojtarë të lirë në merkaton e verës, duke marrë parasysh se edhe lojtar e dëshiron diçka të tillë

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kylian mbappe merkato psg real madrid kylian mbappe merkato psg real madrid

Sondazh

Poll