Sport

Diktatori i kohëve moderne, tifoz i Manchester United!

11 Nëntor 2021, 09:22 Nga DOSJA
Diktatori i kohëve moderne, tifoz i Manchester United!

ANGLI – Manchester United është jo vetëm një nga klubet më të pasura, por edhe më të mëdha të futbollit në botë.

Falë arritjeve të Sir Alex Ferguson, pas marrjes së detyrës si trajner në vitet 1980, “Djajtë e Kuq” janë padiskutim klubi më i suksesshëm në Angli me 20 kampionate t fituara.

Pasi ka arritur gjithashtu sukses në kontinent, duke fituar Ligën e Kampionëve në 1999 dhe 2008, nuk është befasi që klubi ka grumbulluar dhjetëra miliona tifozë në të gjithë globin.

Dhe ndërsa skuadra ka vuajtur kohët e fundit pas shkarkimit të tre menaxherëve dhe udhëheqjes nga Ole Gunnar Solskjaer, suksesi historik i klubit siguron që ai të jetë ende i preferuari në mesin e shumë të famshëmve.

Në mesin e tyre është edhe Kim Jong Un. Udhëheqësi diktatorial i Koresë së Veriut, është një tifoz i flaktë i “Djajve të Kuq”.

Kim Jong-Un u raportua nga “The Mirror” në 2014 se kishte urdhëruar televizionin shtetëror të transmetonte ndeshjet e tyre.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport futboll kim jong un manchester united premier league futboll kim jong un manchester united premier league

Sondazh

Poll