Sport

“Evergrande” pritet të shpallë falimentin, pasoja për “Suning”, Interi në “ajër”…

11 Nëntor 2021, 10:11 Nga DOSJA
“Evergrande” pritet të shpallë falimentin, pasoja për

KINE – “Suning”, kompania kineze që ka në pronësi klubin e Interit në Itali, mund të përballen me një goditje shumë të rëndë financiare, pasi gjigantët kinezë të “Evergrandes” kanë dështuar dhe pritet të shpallen e falimentuar. Agjensia “Bloomberg” konfirmon që “China Evergrande Group” ka dështuar në pagesat e interesit për investitorët ndërkombëtarë.

Agjencia gjermane e shqyrtimit të tregut “DMSA” ka nisur procedurat e falimentimit, duke u bërë thirrje të gjithë investitorëve të obligacioneve që të bashkohen, kështu që zhvilluesit e pasurive të paluajtshme, ka të ngjarë të shpallen të falimentuar nesër. “Evergrande” tashmë ka humbur disa afate të pagesave të interesit ndaj investitorëve të- huaj.

Ky është një lajm shumë i keq edhe për Interin, sepse pronarët e tyre, “Suning”, kishin 2.6 miliardë euro aksione në “Evergrande Real Estate”, e cila kishte pasur probleme serioze të likuiditetit dhe kjo do të jetë një goditje e mëtejshme për portofolin e tyre e pronarëve kinezë.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të “Bloomberg”, pronari i kinez “Suning” dhe Interit, Zhang Jindong, ka humbur 2 miliardë dollarë këtë vit, afërsisht sa gjysma e pasurisë së tij. Kjo do të ngrejë pyetje mbi të ardhmen e Interit dhe planet e tyre për të shitur klubin te miliarderët e “PIF” që janë të interesuar, edhe për klubin Italian, pavarësisht se fondi i investimeve saudite ka blerë së fundi dhe skuadrën e Newcastle United.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll