Sport

Nëse Manchester United nuk siguron Champions League, CR7 largohet në qershor…

11 Nëntor 2021, 05:44 Nga DOSJA
Nëse Manchester United nuk siguron Champions League, CR7 largohet në

ANGLI – Nga Anglia vinë lajme të bujshme për të ardhmen e Cristiano Ronaldos te Manchester United. Sipas “Daily Express”, nëse “Djajtë e Kuq” nuk kualifikohen në Champions Leaguen e ardhshme, CR7 në fund të sezonit mund të kërkojë anulimin e kontratës dhe të kërkojë një skuadër tjetër për të qenë protagonist në Evropë.

Cristiano Ronaldo e kishte imagjinuar shumë ndryshe, rikthimin e tij në Manchester. Dhe në ishull, gjithnjë e më shumë, kanë nisur të qarkullojnë zëra këmbëngulës për një lamtumirë të mundshme me portugezin që në qershor. Sigurisht që CR7 nuk e ka veshur më fanellën e “Djajve të Kuq” për të luajtur në Europa League dhe tashmë po shikon përreth.

Për të, kërkesë e detyrueshme është Champions League. Ndryshe, sipas “Daily Express”, kërkesa për anulim me United, do të nisë në qershor. Skenari është i mundshëm, duke pasur parasysh dëshirën e zakonshme të CR7 për të qenë protagonist në kompeticionin më të mirë europian për klube, gjë që do ta vejë Solskjaer edhe më shumë nën presion për ndeshjet e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll