Sport

Qesh Argjentina për Messin, inatosen drejtuesit e PSG!

11 Nëntor 2021, 08:57 Nga DOSJA
Qesh Argjentina për Messin, inatosen drejtuesit e PSG!

ARGJENTINE – Në prag të ndeshjes së rëndësishme të Argjentinës me Uruguajin, nga ku varet kualifikimi i “Selesion”, vijnë lajme të mira nga mjekët argjentinas, të cilët i anë dhënë “OK’-in trajnerit për të aktivizuar Lionel Mesin.

Mesi vendosi të udhëtonte për në Argjentinë, pavarësisht problemeve në gjurin e majtë. Ai me sa duket, dëshiron të jetë patjetër në fushë ndaj Uruguait dhe Brazilit. Mirëpo, kjo situatë ka irrituar jo pak klubin e tij, PSG-në.

Në Francë nuk e kanë pritur aspak mirë udhëtimin e Mesit për në Amerikën e Jugut dhe akoma më pak mundësinë e aktivizimit të tij në dy takimet kualifikuese të Argjentinës.

Drejtori i Parisit, Leonardo, e ka shprehur hapur mosaprovimin e tij, duke thumbuar sulmuesin e Argjentinës.

“Nuk jemi dakord që këto gjëra të ndodhin me lojtarë të dëmtuar. Mesi më shumë po luan me Argjentinën se me PSG-në”, ka thënë ai.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #uruaguaji argjentina lionel messi psg #uruaguaji argjentina lionel messi psg

Sondazh

Poll