Sport

Mertens betohet për besnikëri: “Nuk do të kthehem në Belgjikë, jam mirë në Napoli”

11 Nëntor 2021, 06:06 Nga DOSJA

BELGJIKE – Dries Mertens është rikthyer në kombëtaren e Belgjikës, pas mungesës për shkak të një dëmtimi në ndeshjet e “Final Four” në tetor në Nations League. Nuk pati fati të luante kundër Italisë, përkundrazi do ta ketë tani kundër Estonisë dhe Uellsit, dy ndeshjet kualifikuese për Botërorin.

“Është krenari të rikthehem këtu, më ka munguar ky grup muajt e fundit, pa shokët e mi, miqtë e mi dhe këtë atmosferë. Nuk u thirra për finalet e Nations League dhe e kuptoj zgjedhjen, pasi po shërohesha nga një dëmtim, por “u lëndova” që nuk isha prezent. Më erdhi veçanërisht keq që nuk mund të luaja në këto ndeshje të mëdha dhe isha shumë i frustruar, që nuk mund të luaja në finale”,- tha ai në një konferencë për shtyp në grumbullimin e Belgjikës.

Më pas, sulmuesi i Napolit shtoi: “Duhet të ndalojmë së thëni, se Kupa e Botës në Katar do të jetë shansi ynë i fundit për të fituar diçka. Për mua mund të jetë dhe shpresoj të jem atje, por ka shumë cilësi në gjeneratën e ardhshme edhe skuadra mund të besojë në fitimin e këtij kompeticioni të madh. Pjesëmarrja në të është një qëllim i madh. Kemi një ekip të mrekullueshëm, por nuk jemi të vetmit”.

Së fundi, edhe një shaka për rikthimin në Belgjikë, para përfundimit të karrierës: “Në futboll kurrë mos thuaj kurrë, por nuk mendoj kështu. Jam shumë i lumtur në Napoli,”- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll