Sport

Merrte doping nën presionin e klubeve, ish-futbollisti rrëfen: Në Gjermani…

10 Nëntor 2021, 20:35 Nga DOSJA

FRANCË-Ka histori që kthehen në mënyrë ciklike në sport dhe një që i referohet pranisë së dopingut në një botë që duhet të ketë themele shumë të ndryshme. Zbulimi i fundit vjen nga Franca, ish-futbollisti Garra Dembélé ka pohuar se ka përdorur substanca dopingu gjatë karrierës së tij. Në një dokumentar të titulluar ‘Fate të thyera’, futbollisti i lindur në Genevilliers deklaroi se e detyruan të merrte 10 pilula përndryshe do të gjobitesha.

“Në Bullgari, kur mbaronim ndeshjet e Europa League, pinim çajra bimorë. Menjëherë pas ndeshjes mora produkte që nuk e dija saktësisht se çfarë ishin. Në Gjermani, kur isha te Freiburg, mora produkte të cilat ishin të ndaluara. Në fakt, u dopova dhe kisha hormone në trupin tim”.

Dembélé nuk arriti të ketë sukses në botën e futbollit dhe pati një karrierë komplekse: rrëfimi se merrte doping nën presionin e klubeve, veçanërisht kur luante në Bullgari dhe Gjermani. Garra u pensionua në vitin 2017 pas një sezoni në Solothurn në Zvicër në moshën 31-vjeçare.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport freiburg garra dembélé freiburg garra dembélé

Sondazh

Poll