Sport

Kombëtarja e Shqipërisë fluturon drejt Londrës, në mbrëmje “shkel” në Wembley…

11 Nëntor 2021, 10:15 Nga DOSJA

DURRES Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Shqipëri pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit, ndërkohë që sot pasdite mbërrin në Londër, ku do të zhvillohet konferenca dhe seanca stërvitore përpara ndeshjes.

Në kryeqytetin anglez, ekipit tonë kombëtarë do t’i bashkohet edhe Armando Broja, që sipas lajmeve të fundit është rikuperuar në një masë të madhe dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja, i cili gjithsesi nuk e ka në plan për ta aktivizuar që nga minuta e parë.

Sipas testeve të fundit, në formacionin e mundshëm, me skemën e pandryshueshme 3-5-2, në sulmin kuqezi në “Wembley” do të jetë i përhershmi Sokol Cikalleshi dhe në krah tij, në mungesë edhe të Rei Manajt, do të jetë Myrto Uzuni.

Në mesfushë mendohet të jetë Bare, Bajrami dhe Gjasula, për të zbritur më pas në repartin e mbrojtjes, ku në krahë pritet të jenë Hysaj nga e djathta dhe Lorenc Trashi nga e majta. Sa i përket qendrës, në mungesë të Berat Gjimshitit, pritet të jetë Ismajli, Kumbulla dhe Veseli, që do të zëvendësojë mbrojtësin e Atalantës, duke qenë se edhe në ndeshjen e kaluara ka bërë një paraqitje të mirë.

Kjo është padyshim ndeshja më e vështirë e grupit, përballë Anglisë, e cila konsiderohet ndryshe dhe skuadra 1 miliardë euroshe, dhe përpos shifrave ndodhet në krye të grupit me 20 pikë, 5 më tepër se Shqipëria që ndodhet në vendin e tretë,

Gjithsesi objektivi i Kombëtares kuqezi edhe në këtë takim do të jetë marrja e pikëve, për të qenë ende në garë për vendin e dytë, që do të mund të çojë në “play-off”-in e Botërorit Katar 2022.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll