Sport

Steve Gerrard mbërrin në Londër: Firma me Aston Villan, çështje orësh…

11 Nëntor 2021, 05:26 Nga DOSJA

ANGLI – Steven Gerrard është vetëm një hap larg nga nënshkrimi me Aston Villa. Sipas ‘Guardian’, tashmë është bërë praktikisht gjithçka për ardhjen në Birmingham të ish-kapitenit të Liverpool.

Kontrata është përgatitur, marrëveshja kërkon vetëm detajet e fundit dhe nënshkrimi është shumë afër. Raportohet gjithashtu se Aston Villa do t’i paguajë 3 milionë paund (afërsisht 3.5 milionë euro) Rangers për të lejuar lirimin e ish-mesfushorit, i cili e filloi sezonin në Glasgow dhe duhet ta përfundojë në Angli.

Siç raporton ‘Mirror’, Steven Gerrard ka mbërritur tashmë që mbrëmë në Londër. Zyrtarizimi është çështje orësh…

“Aston Villa po përgatit dokumentet dhe kontratat për të konfirmuar emërimin e Steven Gerrard si trajner i ri. Marrëveshja tani në fazat përfundimtare, Gerrard dhe bordi punojnë për detajet e stafit,”- ka shkruar gazetari sportiv Fabrizio Romano, i specializuar në fushën e transfertave.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll